Lista Serbe-Thaçit: Nuk je ti kryeministër, është Mustafa

Lista Serbe ka thënë se Ministri për Punë të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi me deklaratat e tij të fundit kundër propozimit të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq për caktimin e një dite të përbashkët përkujtimi për viktimat e konflikteve në Ballkan, po harron që më nuk është kryeministër i vendit, dhe se ai është Isa Mustafa.

Lista Serbe përmes një njoftimi ka konstatuar se, Thaçi përveçëse po harron që nuk është kryeministër, ai duhet ta dijë që qeveria nuk është as e partisë së tij PDK-së, por e koalicionit PDK-LDK dhe Listës Serbe, dhe sipas saj qëndrim zyrtar të qeverisë ndaj propozimit të Vuçiqit ende nuk ka, transmeton Indeksonline.

“Me këto veprime, Thaçi mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në koalicionin tonë” thuhet në komunikatën e Listës Serbe dërguar Tanjugut. Lista Serbe ka thënë se Ministri për Punë të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi me deklaratat e tij të fundit kundër propozimit të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq për caktimin e një dite të përbashkët përkujtimi për viktimat e konflikteve në Ballkan, po harron që më nuk është kryeministër i vendit, dhe se ai është Isa Mustafa.

Lista Serbe përmes një njoftimi ka konstatuar se, Thaçi përveçëse po harron që nuk është kryeministër, ai duhet ta dijë që qeveria nuk është as e partisë së tij PDK-së, por e koalicionit PDK-LDK dhe Listës Serbe, dhe sipas saj qëndrim zyrtar të qeverisë ndaj propozimit të Vuçiqit ende nuk ka, transmeton Indeksonline.

“Me këto veprime, Thaçi mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në koalicionin tonë” thuhet në komunikatën e Listës Serbe dërguar Tanjugut.

Lajme të ngjashme

Back to top button