(VIDEO) Fiton Barcelona “El Clasicon”

Barcelona është treguar më e fortë se Real Madridi në ‘el Clasicon’ e parë të këtij edicioni që u zhvillua në Camp Nou. Blaugranët fituan me rezultat 2:1.

Futbollistët katalonjas kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa këtë e treguan që në pjesën e parë kur Neymar shënoi për epërsinë e Barcës, me rezultat të cilin dy ekipet shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, Reali tentoi disa herët ët barazon, por kur të gjithë u vërsulën në portën e Valdes, Sanchez me një super gol, duke lobuar Lopezin, ngriti epërsinë në 2:0.

Vetëm në minutën e 90-të me një kundërsulm të shpëjtë me Ronaldon, ka shënuar Joze Rodrigez.
Barcelona mbetet e para me 28 pikë, tani ka 6 pikë më shumë se Real Madridi që mbetet e treta në tabelë.

Lajme të ngjashme

Back to top button