Plaga 70 vjeçare

Sumiteru Taniguchi, ishte 16 vjeçar kur në qytetin e tij, Nagasaki, shpërtheu bomba atomike.

Taniguchi, u lëndua rëndë në shpinë, krahë dhe në supe.

Për 70 vjet ai ka jetuar me plagët që i’a mbulojnë pjesën më të madhe të kurrizit, mirëpo ai thotë se është shumë me fat që kishte arritur të mbijetonte.

Gruaja e tij për çdo mëngjes i’a kremos shpinën me një krem për të mos i’u acaruar plaga.

Por pavarësisht kësaj ai shprehet se asnjë ditë nuk kalon pa ndier dhimbje.

Ai kishte qenë rreth 2 kilometra larg epiqendrës ku shpërtheu bomba tomike, me 9 gusht të vitit 1945 në Nagasaki që la të vdekur më shumë se 70 mijë njerëz.

Gjashtë ditë më vonë, Japonia u dorëzua dhe përfundoi Lufta e Dytë Botërore.

Taniguchi shpreson që asnjë njeri tjetër në botë nuk do i vuajë dhimbjet nga armët bërthamore.

Ai kryeson një grup të të mbijetuarve të Nagasakit, edhe pse kohën e fundit mosha e shtyrë e ka ndaluar që të ketë një rol aktiv.

Plaga 70 vjeçare Plaga 70 vjeçare 3 Plaga 70 vjeçare 2 Plaga 70 vjeçare 1

Lajme të ngjashme

Back to top button