Skandalet e spiunimit nuk kanë fund, ndiqen dhe shoferët

Skandaleve të spiunimit nuk po iu vjen fundi. Mediat gjermane tërheqin vërejtjen se me spiunime merret edhe industria automobilistike. Dhe, ja se si…

Informacionet në lidhje me praktikat e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të SHBA-ve, të cilat kulmuan me lajmet për përgjimet e liderëve evropianë, sollën një vërshim të lajmeve për spiunime. Mediat gjermane kërkojnë kujdes edhe nga fabrikat e automobilave.

Revista gjermane Auto Bild ka raportuar se prodhuesit e makinave, me ndihmën e një numri të madh të pajisjeve në automjet, mbledhin informacione si konsumi i karburantit , numri i pasagjerëve në automjet apo ngarkesa, duke iu lejuar atyre një pasqyrë për shprehitë e shoferit.

“Mbledhja e të dhënave ndodh në një zonë të madhe gri”, tha një profesor i drejtësisë.

Vet pronari i makinës nuk do mund të ketë qasje në të dhënat , pasi vetëm prodhuesit mund të menaxhojnë pajisjet në automjet.

Për më tepër, prodhuesit munden që këto të dhëna t’i përdorin kundër shoferëve, p.sh. kur është fjala për garancitë për automjetin.

Një rast i tillë tashmë është i njohur, kur prodhuesi MAN ia ka mohuar një pronari kamionësh ndërrimin e pjesëve, pasi fabrika u deklarua se ai e ka ngarkuar automjetin. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button