USSH me aksion humanitar për Tetovën

Unioni Studentor Shqiptar i informon qytetarët se me sukses e përfundoi pjesën e parë të aksionit humanitar kushuar banorëve të Malësisë së Tetovës. Me këtë rast u tubuan afër 80.000 denarë dhe një sasi e konsiderueshme e medikamenteve shëndetësore, ushqimeve dhe veshëmbathjeve.

Një delegacion i Kuvendit të USSH, në krye me kryetarin Arben Hajrullahu, sot qëndruan në Tetovë dhe të gjitha këto donacione të grumbulluara, në bashkëpunim me Organizatën Humanitare “Merhamet”, iu dorëzuan një sasi shtabit emergjent në Tetovë, ndërsa sasia tjetër iu dorëzuan drejtëpërsëdrejti disave nga  banorët më të rrezikuar nga përmytjet e fundit.

USSH publikisht faleminderon të gjithë qytetarët që patën rastin të kontribuojnë me donacionet e tyre, si dhe mediat e shkruara dhe elektronike të cilën me përkrahjen e tyre mediale ishin stimulim shtesë për këtë aksion modest humanitar.

Nga ajo që pamë dhe dëgjuam në teren, që të zbuten dhimbja dhe shkatërimet e shumta në rajonet e përmbytura, do të duhet nje aksion mbarëkombëtar dhe mbarëqytetarë. Prandaj, besojmë që kontributi i Unionit Studentor Shqiptar për banorët e Malësisë së Tetovës, do të vazhdojë edhe në të ardhmën, ku shpresojmë që me promovime artistike dhe dokumentare, ti motivojmë qytetarët në rritjen e donacioneve humanitare.

Lajme të ngjashme

Back to top button