Milaim Zeka: A ma mire qen apo Ernest Luma?

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas ofendimit që ka marrë nga zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, ku ky i fundit përmes një postimi në Facebook e kishte quajtur Zekën si ”qen” dhe i kishte thënë qytetarëve të Prishtinës që të kenë kujdes nga ky.

Zeka në një postimin e tij në Facebook ka shkruar:

A ma mire qen apo ernest luma?
Zedhenesi i AAKse, turpi i kesaj partie, me paska quajtur qen, dhe i paska porositur qytetaret e Prishtines, qe te kene kujdes se munde t i kafshoj.
Qytetaret e ketij vendi me njohin, me dine dhe me duan. Ata e dine qe une i kafshoj vetem ata qe e kane kafshuar dhe po e kafshojne Kosoven.
Sa per epitetin qen, pasha toke e qiell eshte lumturia ime me e madhe me qene. Kur Presidenti Clinton foli perpara ushtareve amerikan ne Bonstil te Kosoves, atyre ju drejtu me keto fjale: Po me dukeni si qen amerikan.
Kishta dasht qen, edhe kali me qene, po jo ernest luma…

Lajme të ngjashme

Back to top button