Pritje mbi pesë orë për të kaluar kufirin në Merdare

Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka njoftuar se në pikat kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, janë krijuar kolona me pritje të gjata sidomos në dalje nga Kosova.

Sipas informacioneve të orës 13:00, policia e Kosovës bën me dije se në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Medar, në hyrje ka pak pritje, deri në 20 min, ndërsa në dalje kolona është e gjatë dhe pritjet zgjasin rreth deri në 5 orë e gjysmë, varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Ndërsa në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, si në hyrje ashtu edhe në dalje nuk ka kolona shumë të gjata, ku pritjet në dalje nga Kosova momentalisht zgjasin rreth 1 orë.

Kurse në pikëkalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) në hyrje nuk ka pritje të gjata ndërsa në dalje pritjet janë 1-2 orë.

Sipas policisë, pikëkalimi kufitar Muqibabë, si në hyrje po ashtu edhe në dalje nuk ka pritje të gjata, përveç pritjeve normale afërsisht deri në 20-30 minuta, kryesisht në dalje.

Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnë pikëkalime tjera kufitare ku ka më pak pritje, t’i shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata.

Lajme të ngjashme

Back to top button