Juventusi me titull e fillon sezonin e ri

Kampioni i Italisë, Juventusi e ka fituar trofeun e parë për sezonin 2015/2016. ‘Zonja e Vjetër’ e ka fituar Superkupën e Italisë pasi e ka mundur Lazion me rezultat 2:0.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka përfunduar baras, derisa në të dytë Juventusi shënoi dy here nëpërmjet Mario Mandzukicit (69) dhe Paolo Dybalas (74).

Kjo ndeshje u zhvillua në Shangai të Kinës, ku terreni ishte shumë i papërshtatshëm për lojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button