fbpx

Pse rrudhen duart kur futen në ujë

Të gjithëve u ka ndodhur që të dalin nga uji, ndoshta pasi kanë notuar ose pasi janë relaksuar në dush dhe t’i gjejnë gishtat e duarve apo të këmbëve të rrudhura.

Një ekip studiuesish të universitetit britanik të Newcastle kanë arritur të zbulojnë nëse ky fenomen mund të shpjegohet shkencërisht dhe kanë bërë një eksperiment vitin e kaluar, rezultatet e të cilit i publikuan në revistën shkencore “Royal Society Biology Letters”, transmeton noa.

Studiuesit u kërkuan disa vullnetarëve që të kapnin disa topa të futur në një enë me ujë, ti kalonin në një enë tjetër dhe më pas në një depozitë të madhe po me ujë. Në këtë mënyrë ata panë se si gishtat nisën të rrudheshin gradualisht.

Hipoteza e drejtuesve të studimit është se paraardhësit tanë e kanë zhvilluar një karakteristikë të tillë në ambiente të lagështa kur kërkonin ushqim. Rrudhat shkaktohen nga shtrëngimi i enëve të gjakut që aktivizohen sapo lëkura bie në kontakt me ujin.

Një reagim i tillë shkaktohet nga sistemi nervor, pasi sipas studiuesve rrudhat luajnë një funksion autimom specifik dhe jo vetëm nga efekti i ujit. Gjithashtu uji e zgjeron shtresën e jashtme të lëkurës, por jo atë të poshtme, duke krijuar rrudha. Ata që kanë sistem nervor më të dobët, ju rrudhosen më shumë gishtat. Lëkura e tërheqë ujin, në mënyrë që të ruaj lagështinë për më gjatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button