Gjermani, arrestohen 22 azilkërkues shqiptarë që plaçkitnin

Një grup azilkërkuesish shqiptarë në Gjermani përfunduan në pranga, pasi ishin kthyer në makthin e qytetit të Lingenit, duke plaçkitur mbi 40 shtëpi. Mediat gjermane bëjnë me dije se, u arrestuan 22 azilkërkues shqiptarë, që banonin në dy shtëpi në Lingen, ndërkohë që vazhdojnë verifikimet për 19 shtetas të tjerë.

Azilkërkuesit shqiptarë të arrestuar janë të moshës 19 deri në 38 vjeç, të vendosur në rrugën “Friedrich-Ebert”

Tre prej azilkërkuesve, të moshës 21 vjeç, 23 vjeç dhe 38 vjeç, janë të dyshuarit kryesorë dhe akuzohen se kanë kryer një numër të madh vjedhjesh. Njëri prej këtyre 3 shtetasve është përgjegjësi i më shumë vjedhjeve e njihej si kryehajduti.

Policia gjermane ka dyshime se, që nga mesi i muajit majit dhe deri në gusht, ata kanë grabitur më shumë se 40 shtëpi në qytetin e Lingenit.

Në objektiv të vjedhjeve ishin bizhuteritë, paratë, telefonat celularë, këpucët, laptopët dhe sendet e tjera me vlerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button