Kallaba ja zbardhi fytyrën Shkupit, “Shvercerat” trembën Teteksin

Shkupi ka shënuar fitore 1:0, në ndeshjen e xhiros së 11-të Ligës së Dytë të Maqedonisë, duke e mundur liderin e tabelës, skuadrën e Teteksit. Ka qenë kjo në fitore shumë me vlër që të përzgjedhurit e Nexhat Shabanit e kanë arritur me shumë meritë, edhe pse në mesin e tyre kishte shumë mungesa të futbollistëve të lënduar dhe të ndëshkuar me kartonë të kuq.

Gjithçka kishte nisur shumë herët, pasi tifo grupi “Shvercerat” kishin organizuar një koreografi të mrekullueshme, ndërsa sot së bashku me ta kishin ardhur nga Shqipëria, tifozët “Tirona Fanatics”, të cilët fillimisht ishin nisur në xhami për të falur drekën së bashku me vëllezërit e tyre nga Shkupi, e që më pas me këngë për 90 minuta i dhanë përkrahje Shkupit.

Më Edhe kësaj radhe, në mënyrë identike sikurse në ndeshjen kundër Maxharit, shënoi Leonard Kallaba,gol i cili edhe i dha fitoren bardhekaltërve. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 25-të kur mjaft mirë shfrytëzoi një harkim në zonën kundërshtare dhe me kokë realizoi gol për festë të madhe në tribuna, por edhe në mesin e futbollistëve.

(Momenti kur Leonard Kallaba (15) shënoi golin e fitores)

Pjesa e dytë është luajtur pa ndonjë rast për të shënuar, ku shkupjanët kohë pas kohe rrezikonin portën kundërshtare, ndërsa mysafirët nuk kishin as edhe një gjysmë rasti në anën tjetër para portierit Mustafa. Të gjithë lojtarët e Shkupit merituan notën më të lartë, ndërsa pesë plus shkon për “Shvercerat” që edhe një herë dhanë provimin dhe treguan se janë tifo grupi më i organizuar në vend.

Kjo ishte fitorja e 5-të e Shkupit nga 6 ndeshje të zhvilluara në Çair, ndërsa tani ka grumbulluar 15-pikë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button