Kumanova përfshihet nga dy zjarre në 24 orëshin e fundit

Dy zjarre kanë ndodhur në 24 orëshin e fundit në rajonin e Kumanovës, kumtuan sot nga QRMK Kumanovë.

Zjarrëfikësit e Kumanovës arritën ta shuajnë zjarrin e barit të thatë të ndezur në fshatin Dobroshan. Tre zjarrëfikës me një automjet të zjarrëfikësve e kanë shuar zjarrin dje prej orës 09:34 deri në orën 11:55.

Në orët e pasdites prej 13:50 deri në 14:40 zjarrëfikësit e Kumanovës kanë intervenuar  në një zjarr në rrugën “Nikshiqka”. Tre zjarrëfikës me një automjet të zjarrëfikësve kanë shuar bar të thatë të ndezur.

Nga zjarret është shkaktuar dëm material.

Lajme të ngjashme

Back to top button