Mjaku i Juventusit shkoi te Besa e Pejës

Klubi i Juvents Serava, ka mbetur pa një ndër futbollistët më cilësor të saj, bëhet fjalë për Xhalal Mjakun, i cili tani më është zyrtarizuar si futbollist i klubit të Besës së Pejës, skuadër kjo e kampionatit elitar të Kosovës, që po përgatitet të jetë kandidati kryesor për titullin kampion në elitën e futbollit kosovar në futsall.

Klubi pejan ka nënshkruar kontratë me futbollistin e Juventusit nga Shkupi, me marrëveshje 2-vjeçare, derisa lajmin e ka konfirmuar në rrjetin social Facebook edhe trajneri i skuadrës pejane, Adnan Hyseni.

Ai ka shkruar se janë shumë të lumtur që kanë në radhët e veta një lojtar si Majku i cili ka shprehur dëshirën e tij që të punoj me stafin e klubit të Besës. Besa në futsall njihet si ndër skuadrat më të mira dhe më të organizuara në Superligën e Kosovës, ndërsa po ashtu edhe skuadra e Juventus Serava, prej nga edhe u transferuar Mjaku, është skuadra shqiptare nga Shkupi ku ka një numër të madh të futbollistëve më të mirë të kampionatit elitar në Maqedoni. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button