Siri, regjimi vret 157 civilë

Njëqind e pesëdhjetë e shtatë njerëz civil, përfshirë 18 fëmijë dhe 10 gra, u vranë të premten nga forcat besnike te regjimit sirian në disa qytete në të gjithë vendin.

Në sulmet ajrore dhe tokësore, forcat e Bashar al Assad vranë 81 njerëz në periferi të kryeqytetit Damask, transmeton mesazhi.

31 viktima u shënuan në Deraa, 14 në Deir ez – Zor, 6 në Latakia dhe Raqqah, 5 në Idlib dhe 5 në Aleppo, njoftoi Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili gjurmon viktimat mes civilëve dhe disidentëve.

Komisioni i Përgjithshëm i Revolucionit sirian tregoi se shumë zona rezidenciale ishin dëmtuar në sulmet me raketa të regjimit të Asadit në periferi të Damaskut.

Më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë sipas OKB-së, ndërkohë që mbi dy milionë njerëz kanë ikur nga vendi për të kërkuar strehim në vende të tjera, kryesisht në Jordani, Turqi, Liban dhe Irak.

Lajme të ngjashme

Back to top button