Skëndërbeu përforcon mbrojtjen

Skuadra shqiptare, Skënderbeu ka njoftuar se ka arritur të transferoj portierin kosovar, Denis Troshupa që edicionin e fundit ishte pjesë e Hajvalisë.

Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e Skënderbeut, e cila njofton se Troshupa ia është bashkuar sot skuadrës.

“Portieri kosovar, Denis Troshupa, është lojtari më i ri, që është bashkuar me skuadrën. Portieri është bashkuar sot me një pjesë të grupit në “Tropikal Resort”dhe do të stërvitet nën urdhrat e Bozhiqit, së bashku me Shehin dhe Llapanjin”, shkruhet n faqen zyrtare të Skënderbeut në Facebook.

Kujtojmë se Troshupa këtë vit u rikthye në Kosovë, pasi më parë ka jetuar në Poloni, duke u aktivizuar te skuadra Ruch Ryki.

Lajme të ngjashme

Back to top button