Ja si përmirësohet shëndeti i njeriut nëse konsumon një pjeshkë në ditë

Pjeshka është fruti i sezonit, ndaj konsumojeni sa më shumë, pasi është mjaft i shëndetshëm. Ai është një frutë i përbërë nga 90% ujë dhe minerale të ndryshme, ndër të cilat më i bollshmi është kaliumi dhe më pas natriumi, hekuri, kalciumi dhe fosfori.

Konsumimi i një kokrre në ditë bën të mundur që trupi ynë të furnizohet me rreth 15% të kërkesave të përditshme të vitaminës C, e rëndësishme për mbrojtjen nga infeksionet e ndryshme, thelbësore për forcimin e eshtrave dhe absorbimin e hekurit në gjak.

Një vend të rëndësishëm ajo zë në prodhimin e kremrave kozmetike dhe maskave të fytyrës, ngase ajo është favorite për lëkurën që të qëndrojë elastike dhe e re. Ndër të tjera, pjeshka pasuron organizmin me minerale, stimulon lëngjet e stomakut dhe rregullon tensionin e gjakut për shkak të përmbajtjes së kaliumit dhe manganit.

Lajme të ngjashme

Back to top button