Një britanik në Greqi kapet duke djegur pyllin

Një qytetar britanik kapet në flagrancë nga ekipet e zjarrëfikëseve duke djegur pyllin në afërsi të kryeqytetit të Greqisë, në Athinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftohet se Institucioni i zjarrëfikëses në Greqi ka dërguar në gjykatë me akuzën “për zjarrvënie të qëllimshme” në flagrancë britanikun 57 vjeçar H.I.P i cili po digjte pyllin në rajonin Afides në veri të Athinës.

Në hetim u mësua se qytetari britanik më parë kishte vizituar 2 ishuj grekë në mesdhe dhe se në deklaratën e tij para gjykatës në Athinë ai ka pranuar fajin.

Gjatë stinës së verës në Greqi përjetohen shpeshherë ngjarje të zjarreve në pyje, ku në zjarrin e vitit 2009 në malin Marathona në afërsi të Athinës u bënë hi dhjetëra mijëra hektarë ara si dhe u dogjën një numër i madh i shtëpieve që u përfshinë nga flakët. Ndërsa në zjarrin në pyllin në gadishullin Mora të ndodhur në vitin 2007 patën humbur jetën 62 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button