Thatësira të mëdha në Indonezi

Në Indonezi e cila gjendet mbi ekuator dhe e cila ka një klime tropikale po përjetohet stina e verës më të thatë e viteve të fundit. Jeta në këtë vend është ndikaur negativisht për arsye se prej 4 muajsh nuk bien shi, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të reshjeve të cila mungojnë që prej 4 muajsh në vend pemët dhe përrenjtë janë tharë si dhe njerëzit kanë vështirësi të gjejnë ujë të pijshëm. Ndërsa fermerët të cilët merren me blegtori e kanë të pamundur të gjejnë ushqim për bagëtitë. Me tharjen e përrenjve dhe të kanaleve të ujit mbetjet plastike dhe plehërat janë një tejtër shetësim të cilët kërcënojnë shëndetin e njerëzve.

Zëdhënësja e Metereologjisë Indoneziane Evi Lutfiati, në një deklaratë për AA tha se temperaturat kanë aarritur në nivelet më të lartat të viteve të fundit. “Në kushte normale edhe pse në stinën e verës gjithmonë ka shira. Por këtë vit temperatura janë më të larta se normalja dhe gjithashtu nuk bien shi. Thatësira është më efektive në Sumatran jugore, në lindje dhe perëndim të rajoneve Lampung, Java, Bali, Nusa Tenggara dhe në rajonet jugore të Sulawasi dhe Kalimantan” u shpreh Lutfiati.

Lutfiati duke vënë në dukje se deri në muajin nëntor nuk pritet të bjerë shi është shprehur: “Për shkak se janë tharë burimet e ujit edhe gjetja e ujit të pastër vështirësohet. Krahas kësaj edhe kanalet e thara dhe mbeturinat e hedhura kërcënojnë shëndetin e njerëzve. Fermerët angazhuar në prodhimin e orizit në shumë rajone për shkak të tharjes së kanaleve kanë vështirësi”.

Ndërsa roharto Bintaro i cili thekson se këtë vit që prej 4 muajsh nuk bien shi tha se për shkak se kanë kaluar 4 muaj nuk ka rënë shi. Pemët janë tharë. Kanalet gjithashtu. Që prej shumë kohësh nuk ka kaluar një stinë vere kaq e thatë.

Në Indonezi ndodhen dy stinë ajo e shirave dhe ajo e verës, njerëzit në stinën e shirave përballen me përmbytje ndërsa në stinën e verës me thatësirat. Në Indonezi stina e verës zgjat deri në muajin tetor”.

Lajme të ngjashme

Back to top button