Atletico Madrid ka refuzuar 200 milionë euro për 4 futbollistë

Skuadra e Atletico Madridit ka treguar se nuk është e interesuar që të bëj biznes, por dëshiron të ketë një skuadër konkurruese, e cila do të jetë e aftë që të luftoj për titullin e La Ligës dhe Ligën e Kampionëve.

Kjo shihet më së miri në një shkrim të së përditshmes spanjolle Marca, e cila shkruan se si Atletico ka refuzuar 200 milionë euro për 4 futbollistë.

Unitedi ofroi 35 milionë euro për portierin Oblak, u refuzua, Cheslea dhe Bayern ofruan 65 milionë euro për Koke, u refuzuan, PSG ofroi 60 milionë euro për Griezman, u refuzua dhe City 40 milionë euro për Godin u refuzua.

Atletico gjatë kësaj vere ka shitur, Arda Turan dhe Miranda, por kjo ka ndodhur vetëm pasi ata kishin kërkuar një gjë të tillë.

Në anën tjetër Atletico është përforcuar me lojtarë të mëdhenj si Savic, Felipe Luis, Vietto, Martinez dhe Carrasco.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button