Rita Ora shanë shqip në emision (Video)

“Body on me” titullohet projekti më i ri i këngëtares me prejardhje shqiptare, Rita Ora, të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me Chris Brown.

Kënga është e para për tregun amerikan dhe artistja ishte ftuar në The Cruz Show të Power 106 në FM, për të promovuar këtë projekt, transmeton Telegrafi.

Gjersa fliste edhe për planet e saj në të ardhmen, Ritës i është kërkuar që të flasë në një mënyrë më ndryshe nga që e kemi dëgjuar deri më tani.

Artistja me prejardhje shqiptare, ka zgjedhur të flasë në gjuhën shqipe, ku mes tjerash edhe ka sharë.

Për ta dëgjuar se si flet dhe shanë Rita në shqip, shikoni videon në minutën e 3:40.

Lajme të ngjashme

Back to top button