Suedi, 1400 fëmijë azilantë rezultojnë të humbur

Theksohet se 1 mijë e 400 fëmijë azilantë të ardhur në Suedi të pa-shoqëruar deklarohen të humbur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të publikuar nga Radioja shtetërore Suedeze EKOT të bazuar në të dhënat e zyrës së migracionit (Mikrationsverket) theksohet se nuk ka asnjë informacion rreth 1 mijë e 400 fëmijëve azilantë të ardhur në Suedi.

Sara Granath përgjegjësja e organizatës së shoqërisë civie ndërkombëtare “Save the Children” për Suedinë duke vënë në dukje se fëmijët janë nën moshën 18 vjeç tha se janë të shqetësuar për fatin e fëmijve dhe se janë duke kryer përpjekje intensive për gjetjen e tyre.

Ndërsa në anën tjetër sipas raportit të publikuar nga zyra e migracionit (Mikrationsverket) duke u vënë në dukje se në vitin 2014 në Suedi kanë mbërritur 7 mijë e 49 fëmijë të pa-shoqëruar theksohet se në vitin 2015 kjo shifër mund të kalojë 15 mijë.

Theksohet që nga muaji korrik në vend kanë ardhur 12 mijë fëmijë të pa-shoqëruar. Vitin e kaluar në Suedi u strehuan 81 mijë e 300 Sirianë, ndërsa këtë vit pritet që kjo shifër të arrijë 100 mijë.

Lajme të ngjashme

Back to top button