Obama: Turqia ka të drejtë të mbrojë veten

Presidenti amerikan Barack Obama, tha se organizata terroriste PKK po ndërmerr sulme që kanë si objketiv Turqinë, është legjitime që Turqia të mbrojë veten, raporton Anadolu Agency (AA).

Obama është takuar me gazetarë në Shtëpinë e Bardhë për çështjen e politikës së Iranit dhe Lindjes së Mesme.

Në lajmin e Huffington Post Obamës i është drejtuar pyetja “a keni shqetësime se në fushtatën e ndërmarrë ndaj DAESH Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan po e pëdor si shkak për të patur si objektiv PKK e cila është aleate me ato që luftojnë në Siri? Ndërsa Obama në përgjigjen e tij ka thënë: “Organizata terroriste PKK po ndërmerr sulme që kanë si objketiv Turqinë, kjo është një gjë legjitime që Turqit të mbrojnë veten e tyre”.

Krahas kësaj Obama i cili ka theksuar se DAESH është kërcënimi më i madh në rajon dhe se në lidhje me këtë ata kanë biseduar me Turqinë që pikëpamja më e fortë është që duhet të jenë të përqendruar ndaj kësaj tha gjithashtu se në marrëveshjen mbi të cilën jemi duke punuar janë me kujdes rreth se si ti mbyllim ato kufij për luftëtarët e huja të cilët mundohen të kalojnë në Siri. “Çdo gjë që bëjmë është e bazuar në këtë çështje”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button