Vazhdojnë kërkimet për vajzën e zhdukur nga moti i lig në Shipkovicë

Vazhdojnë kërkimet për vajzën e zhdukur nga moti i lig para katër ditëve në fshatin Shipkovicë dhe pastrimi me mekanizma të angazhuara. Sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si pjesë e aktiviteteve për sanimin e gjendjes në rajonin e Tetovës pas reshjeve të bujshme, në mënyrë intensive punohet në fshatin Poroj, ku supozohet se janë rreth 350.000 metra kub baltë.

Përveç Zhelinës, është duke u përgatitur një vend për hedhjen e mbeturinave në fshatin Dobrosht, komuna e Tearcës. Nga DMSH informoi se është i kalueshëm edhe rruga Tetovë ­ Jazhincë, por nuk lëshuar për përdorim, ndërsa punohet edhe në pastrimin e shtratit të lumit të Poroit. Në Reçicë të Madhe dhe të Vogël vazhdojnë punimet në terren.

Në fshatin Reçicë të Madhe nga janë angazhuar ekskavator shtesë dhe dy kamionë nga DRMSH Dibra, ndërsa në Reçicë të Madhe ushtria dhe pushteti lokale. Rruga kryesore mes Reçicës së Madhe dhe Reçicës së Vogël është pastruar plotësisht, dhe kanë qasje në rrugët tjera lokale.

Nga DMSH informojnë se në aktivitetet në Tetovë janë të përfshirë 25 ekskavatorë të llojeve të ndryshme dhe madhësive, 45 kamionë të ngarkesave të ndryshme dhe dy buldozerë. Komunës së Tetovës, ambasada kineze në Maqedoni i dhuroi një ekskavator, e cila është vënë në përdorim.

Lajme të ngjashme

Back to top button