Do të bëhet dezinfektimi i shtëpive në Tetovë

Komuna e Tetovës njofton se të gjithë banorët e zonave të rrezikuara Tetovë, Shipkovicë, Poroj, Reçicë madhe dhe e vogël, të cilët me vetë iniciative kanë bërë pastrimin e shtëpive të tyre mund të drejtohen në shtabet emergjente të Komunës të dizperzuara në teren ose në Arkivin e Komunës së Tetovës për të plotësuar deklaratën për dezinfektim të shtëpisë.

Lista e njejtë do të dorëzohet deri tek Qendra për Shëndet Publik, ekipi i të cilëve do të bëj dezinfektimin e të gjitha shtëpive të regjistruara.

Lajme të ngjashme

Back to top button