Mos tregimi burimeve nuk duhet të bëhet praktikë

[Recension: Zbardhen detaje nga incidenti në Llopat të Kumanovës]

Botimet e lajmeve pa përmendur burimin pranohet në gazetari, kur një veprim i tillë justifikohet për shkak të interesit publik. Do të duhet të jetë një lajm i konsiderueshëm kur gazetari nuk tregon burimin e saktë, por megjithatë i bën me dije publikut se ai është tejet i besueshëm. Tendenca që kjo praktikë të përdoret edhe për zhvillime jo aq “delikate” zbeh besimin tek mediet.

Zbardhen detaje nga incidenti në Llopat të Kumanovës   screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Zbardhen detaje nga incidenti në Llopatë të Kumanovës

Data dhe koha e publikimit: 05.08.2015

Data e recensionit: 06.08.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Referimi në fjalinë “siç meson…”, jo gjithmonë bind lexuesin në vërtetësinë e lajmit  pasi që ai kërkon informacion dhe jo shtjellim të burimeve anonime.
“Janë zbardhur detaje nga incidenti i rrahjes së dy grupeve në rrugën në hyrje të fshatit Llopat të Kumanovës. Siç mëson INA, incidenti ka ndodhur rreth orës 21, në rrugën lokale Kumanovë – Likovë, në afërsi të hekurudhës në fshatin Llopat”.

Për ngjarjen në fjalë autori ose do të duhej ti referohej dëshmitarëve okularë, ose burimeve zyrtare. Vetëm fjalia “siç mëson…” lë hapësirë të panevojshme për interpretime.

Autori duke dhënë detaje për ngjarjen që raporton është e qartë se ka marrë informacion nga ndonjë burim, por kjo nuk shpaloset në tekst.

Bëhet fjalë për një zënkë midis dy grupeve të cilët janë përpjekur në këtë lokalitet dhe se ata pasi që janë përleshur, ka pasur edhe të shtëna.  Bëhet fjalë për një grup personash nga Hotla dhe një grupi nga Likova, të cilët mes vete kanë pasur mosmarrëveshje të vjetra.

Teksti për lexuesin sjell edhe paqartësi, sidomos për ata që nuk e njohin zanon ku ka ndodhur ngjarja.  Fillimisht flitet se rasti që raportohet ka ngodhur në hyrje të fshatit Llopat, ndërsa më pas njpftohet se është ndërprerë qarkullimi për në fshatin Likovë. Në një rast të tillë ku fshatrat edhe mund të kenë afërsi, sqarimi duhet të jetë i qartë edhe për ata që nuk kanë parasysh zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Për shkak të shtënave në vendin e ngjarjes, policia ka bllokuar rrugën që çon drejt fshatit Likovë, për shkak të kryerjes së ekspertizës dhe se janë vërejtur edhe njësitet speciale.  Për shkak të kësaj situate mbi këtë zonë janë vërejtur edhe helikopterë të policisë.

Lajmit i është bashkëngjitur fotografi jo adekuate, ndërsa titulli krijon përshtypjen se gjithçka është e qartë mbi atë që ka ndodhur, por në fakt kur lexohet lajmi mbeten ende detaje për të sqaruar situatën për të cilën raportohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button