Buffon u frikësohet largimeve të shumta të Juventusit

Portieri i Juventusit,Gianluigi Buffon e ka pranuar se skuadra e tij mund të ketë probleme këtë edicion, pasi disa prej lojtarëve kryesorë janë larguar gjatë kësaj vere.

Andrea Pirlo, Arturo Vidal dhe Carlos tevez janë larguar nga Juventusi, lojtarë të cilët kanë mbajtur peshën e skuadrës në vitet e fundit.

“Ne kemi ndryshuar strukturën e skuadrës dhe jemi në një proces të rinovimit. Nuk është justifikim për ne, por nuk mund të mohojmë se mund të kemi probleme për shkak të kësaj”, tha Buffon për mediat italiane.

Megjithatë, Juventus gjatë kësaj vere ka transferuar disa lojtarë ë mëdhenj si, Khedira, Rugani, Dybala, Mandzukic e Zaza.

Lajme të ngjashme

Back to top button