Prezenca e një funksionari nuk është lajm

[Recension: Gruevski me funksionarë të BDI-së në Shipkovicë (FOTO/VIDEO)]

Duke iu përgjigjur pyetjeve: Kush? Çfarë? Ku? Kur? Si? Pse?- gazetari para opinionit përshkruan ngjarjen reale dhe lexuesit i ofron tekst të plotë gazetaresk. Përgjigja e pjesshme e gazetarit ndaj këtyre pyetjeve e bën informacionin të mangët.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: “Gruevski me funksionarë të BDI-së në Shipkovicë (FOTO/VIDEO)

Data dhe koha e publikimit: 4.08.2015

Data e recensionit: 6. 08. 2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë nis me titullin: “Gruevski me funksionarë të BDI-së në Shipkovicë”. Teksti informon për prezencën e funksionarëve shtetëror pas katastrofës natyrore në Tetovë.

“Kryeministri Nikolla Gruevski, bashkë me ministrin e Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe zv/kryeministrin Vlladimir Peshevski mbrëmë kishin udhëtuar edhe në Shipkovicë e cila ka qenë më e goditur nga vërshimet, ndërsa vetëm prej atje kishte 3 viktima. Gruevski me ministrat është pritur nga zyrtari i BDI-së, kryetar i Këshillit komunal të Tetovës Isen Xhemaili dhe banorët lokal të Shipkovicës, njofton Aktuale.mk.”

Gazetari duke treguar se kush ka qenë i pranishëm në Tetovë dhe se nga cila parti vijnë funksionarët ka harruar misionin gazetaresk të raportimit qartë dhe saktë. Vetëm informimi për prezencën e autoriteteve nuk kryen misionin gazetaresk e as kënaq apetitet e lexuesit. Opinioni dëshiron të dijë përgjigjet e pyetjeve çfarë, ku, kur, si dhe pse?

Në situata emergjente fokusi i informimit duhen të jenë qytetarët. Prezenca e zyrtarëve duhet të përdoret për të marrë përgjigje rreth masave që do të ndërmerren apo ndihma që do tu jepet njerëzve.

Numërimi i zyrtarëve vetëm se janë prezent nuk do të thotë asnjë gjë për informimin e qytetarëve.

Teksti që po recensojmë nuk ka as hyrjen e as sfondin që duhet të ketë struktura e një lajmi, pa këto elemente nuk informohet publiku. I vetmi informacion është prezenca e politikanëve në vend ngjarje që mund të merret si një “reklamim”. Sigurisht që zyrtarët duhet të shkojnë në vend ngjarje, kur ka situata të vështira, por pa informacione rreth përgjegjësive të tyre, masave që do të ndërmarrin, lajmi mbetet pa rëndësi për publikun.

Lajme të ngjashme

Back to top button