Shipkovica ka nevojë për veshmbathje, batanije dhe dyshek për fjetje

Në fshatin Shipkovicë organizatat të ndryshme humanitare kanë ndihmuar pareshtur banorët e prekur, por nga Shtabi i Krizës në këtë fshat kanë apeluar që tani e tutje ndihma të fokusohet në veshmbathje, batanije dhe dyshek për fjetje. Kjo për shkak se banorët e zhvendosur nga mbi 30 shtëpi të shkatërruara pothuajse tërësisht nga përmbytjet, kanë mbetur me duar në xhepa. Uji dhe balta u kishte marrë atyre gjithçka me vete.

“Apeloj shoqatat që të organizohen me veshmbathje, sepse familjet që janë të evakuuara, kanë dal prej shtëpive sikurse kanë qenë. Nuk kanë as veshmbathje tjera as këpucë as pallto. Prandaj i apeloj të gjithë shoqatat kur më lajmërohen dhe pyesin se çka ka nevojë sot, pra ndihmat që na duhen janë pikërisht veshmbathja, batanijet dyshek për fjetje, sepse në ato familje ku janë strehuar është shtuar numri i anëtarëve dhe janë shtuar nevoja”, deklaroi Dashmir Sadiki, Kryetar i Shtabit të Krizës.

Lajme të ngjashme

Back to top button