Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadorin e Kinës në vend

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në vend, Wen Zhenshun.

Në takim është biseduar për zhvillimet në vend dhe rajon, si dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kryetari Thaçi theksoi se raportet e mira me Republikën Popullore të Kinës janë me rëndësi të madhe për shqiptarët dhe Maqedoninë dhe se në këtë drejtim PDSH do të vazhdojë ti kultivojë këto raporte. Kryetari Thaçi gjithashtu shprehu besimin se Republika Popullore e Kinës do të vazhdojnë të jep kontributin e saj të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira midis dy vendeve, si dhe në zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët.

Bashkëbiseduesi ranë dakord se Maqedonia duhet ta shfrytëzoj shansin për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button