Mos e përzieni zotin me punët e djallit

Kjo që ndodhi në Shipkovicë dhe Tetovë, aspak s’ka të bëjë me Zotin dhe dëshirën e Tij. Kjo thuhet nga qarqe që ose s’dinë gjë ose duan ta maskojnë katastrofën e vërtetë që na udhëheq. Në një vend elementarisht që ngjason si normal, jo vetë që do të duhej të ndodhni dorëheqje, por ndokush do të duhej të përfundon edhe në gjyq. Në Gjermani një digë e ndërtuar 50 vite më parë kundër vërshimeve, vetëm pse kishin kaluar vetëm tri vite nga afati për qëndrueshmërinë e saj, ishte hap procedura penale ndaj udhëheqësve që ishte dashtë të dinë se afati 50 vjeçar kishte skaduar.

Fakt i pamohueshëm është se udhëheqsia jonë analfabete nuk ka rënë nga qielli. Atë e votojnë këta njerëz që çdo ditë shtrenjtë e paguajnë. Këtu tani fare lehtë përkrahet i padituri, i papërgjegjshmi, batakçiu e hajni. Nuk ka ndodhë në histori që këso kategorie të ketë bërë diçka mirë për njerëz, e kjo s’ka për të na ndodhë as neve. A do të kishte pranuar ndokush që flokët t’ia heq ndonjë person i rastit? Përgjigja është JO. Secili lyp berber. A do të kishte pranuar ndokush që ta operoj një kasap? JO, do të kishte lyp ekipin më të mirë mjekësore. E si zgjedhim që ekonominë të na e drejtojnë ata që as germën “E” nga ajo s’e kanë të njohur. Shini kush drejton institucionet, kush drejton mbrojtjen e sigurinë, ekonominë e bujqësinë, arsimin e kulturën, sportin e shëndetësinë! Në masë të madhe e udhëheqin aso personash të cilët germa të mëdhaja përdorin në mes të emrit të vet. Te operacioni jokompetent rreziku do të ishte vdekja e një person, kurse te jokompetenca profesionale në institucione vdesin qindra mijë e miliona njerëz. Nuk do të thotë që gjithherë vdekja të jetë fizike. Edhe varfëria është vdekje, edhe shpërnguljet janë vdekje, edhe traumatizimi është vdekje, edhe dominimi i injorancës është vdekje, edhe dëshpërimet kolektive (droga, alkoholizmi, prostitucioni) janë vdekje.

Pra, kjo që ndodhi, assesi nuk është punë e Zotit, por e djajve. Në çdo shtet me funksionim elementar, kjo assesi nuk mund të ndodhë. Thjesht analizohet maksimumi i ujit për metër katrorë brenda kohës së caktuar dhe pasojat nga kjo. Prej këtu preventiva, që askush të mos pëson. Aq më pak jeta fëmijësh. Më e keqja është se fajtori kryesor shkon në vendin e ngjarjes. Ngushëllon manipulanti Gruevski, të cilit i kemi lejuar që vetëm një luan të na kushton sa hapja dhe pastrimi i kanaleve nga të cilët do të drejtohej uji i papritur. Me vetëm 10% të mjeteve nga “Shkupi 2014” vërshimet në gjithë shtetin do të ishin një haresë. Madje uji i akumuluar do të shërbente për ujitje. Kush tjetër pos tij dhe liderëve tanë, bandave u mundësuan dhe akoma u mundësojnë prerje masive të pyjeve!? Kush tjetër u mundësoj uzurpuesve të ngushtojnë kanalet dhe brigjet e tyre!? Kush tjetër i toleronte të hedhin çka mos ku të duan!?

Këtu nuk është Zoti. Këtu funksionon djalli në emër të Zotit! Djalli të cilin vet preferojmë. Dhe sërish u buzëqeshim xhelatëve tani !!

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Lindin pyetjet:
    Pse cdo herë kur na ndodh e keqja e ngrejmë zërin?
    Pse cdo herë kur na ndodh e keqja fajsojm dikend tjeter dhe jo vetveten?
    Pse cdo herë kur ndodh e keqja behemi te moralshem?
    Pse cdo herë kur na ndodh e keqja solidarizohemi?
    Pse cdo herë kur na ndodh e keqja mundohemi që të iu paraprim gjërave?
    Pse cdo herë kur na ndodh e keqja ngushëllohemi me një të keqe më të madhe?
    Pse,pse,pse…………….?
    Ka plot se pse, do ta habisnim edhe shkrimtarin e romanit pse? SS.
    Intelektualët e ketij populli jane përkulës, kurrizthyer, lajkatar, hajdut, shtremberues, e çka mos. Ne duke pasur keto veti shpesh ndegjoj qe:” ky popull kaq meriton”. Faji eshte i ngrat por intelektualët edhe më të ngrat.
    Shpesh pyes veten:
    Deri kur kështu?
    Deri …

Back to top button