Barça-Real, transmetim live në 138 shtete

El Clasico e ditës së sotme mes Barcelonës dhe Real Madrid premton të jetë një nga ndeshjet më të shikuara të historisë së futbollit falë një shpërndarje të mirëdetajuar nëpër të gjithë kontinentet.

Do të jenë plot 138 shtete, televizionet e të cilave kanë marrë të drejtat e transmetimit të supersfidës.

Një punë shumë e mirë është bërë edhe për transmetimin e ndeshjes kryesisht në Azi dhe në botën arabe, vende ku LFP do të rrisë shikueshmërinë. Ndeshja do të fillojë në 21.30 në New Delhi (Indi); Pekin (00.00); Tokio (01.00); Australia (03.00), transmeton albeu.

Në Lindjen e Mesme Barcelona dhe Real Madrid kanë edhe sponsorët e saj kryesorë (Qatar Airways and Fly Emirates) ndaj dhe El Clasico do të jetë në një kohë ideale: 19:00 në Doha dhe 20.00 në Dubai ku Al Jazeera Sports ka përgatitur një mbrëmje me të vërtetë magjike.

Në Amerikën e Veriut Barça-Real transmetohet në 09.00 në Los Angeles dhe në 13.00 në New York, ndërsa në San Paolo, i cili pret Klasiken e parë të Neymar, ndeshja transmetohet një orë më pas. Këtu ndeshja do të transmetohet në 3D.

Televizionet që e transmetojnë ndeshjen në Europë: Sky Sports (UK), Fox Sports (Italy), Bein Sport France, LaOla1.tv (Germany, Austria and Switzerland), Sport TV (Portugal), NTV (Russia), C + Sweden, C + Norway, OTE Sport (Greece) and Football (Ukraine), plus edhe televizone të tjera që do të kenë lidhje direkte nga “Camp Nou”.

Lajme të ngjashme

Back to top button