Barcelona nuk frikësohet nga ‘loja e dhunshme’ e Madridit

50 vjeçari Martino nuk është i shqetësuar se Los Blancos do të mundohen ti ndalin dhunshëm lojtarët e tyre dhe beson se i vetmi person i cili mund ta ndal Leo Messin është vetja e tij.

“A jam i frikësuar nga loja e dhunshme e Madridit ? Jo, çdo ekip luan sipas mundësive dhe aty është një refer i cili duhet të gjykojë,” tha ai për gazetarë.

“Me Paraguain, u ballafaquam me Messin tre herë dhe nuk mund ta ndalnim asnjëherë. Varet nga disponimi ditor i tij.”

“Çka Barcelona bën gjithmonë është loja e mirë, por nuk fiton gjithmonë.”

“Është hera e parë që luaj lojë kaq të madhe në Evropë. Mendoj se është e parashikueshme, Ancelotti ka më shumë eksperiencë.”

“Nuk mendoj se jemi favorit për të fituar,” përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button