EVN i sanoi të gjtha defektet në rajonin e Tetovës

Të gjithë konsumatorët në rajonin e Tetovës të goditur nga vërshimet që ndodhen ditë më parë kanë furnizim të stabilizuar me energji elektrike. Është tejkaluar problemi në trafostacionin kritik në f. Shipkovicë ke cila ishte e gjitha e përmbysur në lloç, gurë dhe shut. Ekipet e EVN Maqedonisë edhe më tutje do të qëndrojnë në terren në rast se do të ketë nevojë për intervenim të mëtutjeshëm.

Duke pasur parasysh përpjeket intenzive të ekipeve të EVN-së për të sanuar të gjitha defektet e rrjetit në rajonin e Tetovës, EVN do të kyqet edhe në aksionin e donacioneve të Kryqit të Kuq për ndihmë në vendbanimet nga zonat e përmbysura.
Në ditët në vazhdim, me ndihmën e Kryqit të Kuq, EVN Maqedoni për qytetarët e rajonit të Tetovës, përpos ujit të pishëm do të donojë mjete higjienike, mjete për dezinfektim, si dhe gjëra të nevojshme për kthimin e tyre në shtëpite e përmbysura.

Lajme të ngjashme

Back to top button