Incident në Kumanovë, plagosen dy persona

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20.45 në fshatin Llopat të Kumanovës. Në afërsi të hekurudhës, pas një mosmarrëveshje paraprake, vëllezërit Faruk (36) dhe Furkan (33) Avdi nga fshati i Likovës kanë ndaluar vëllezërit Remzi Alili (20) dhe Faton Zendeli (22) nga fshati i Hotlës, të cilët kanë qenë në makinën e tyre “Sharon”. Ata fillimisht kanë sulmuar fizikisht me mjet të fortë duke ju shkaktuar lëndime në trup, e më pas kanë shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të tyre, por nuk i kanë qëlluar, ndërsa disa plumba kanë përfunduar në makinën, njofton SHENJA.
Remziu dhe Fatoni janë hospitalizuar në Qendrën Klinike në Kumanovë ndërsa policia siç ka njoftuar, është vënën në kërkim të Farukut dhe Furkanit.
Informacionet flasin se arsyeja e zënkës janë disa mosmarrëveshje të vjetra mes tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button