Skënderbeu nuk është në mesin e bartësve

Skënderbeu hodhi hapin historik të futbollit shqiptar duke u kualifikuar në fazën play-off të Ligës së Kampionëve, duke mundur në “Elbasan Arena” Milsamin pasi kishte fituar edhe ndeshjen e parë në transfertë 0:2.
Skënderbeu ka siguruar automatikisht pjesëmarrjen në grupet e Evropa Ligw, por korçarët me siguri që do të kenë nevojë për pak fat në shortin e ardhshëm të fazën play-off që të shkruajnë historinë e jashtëzakonshme të futbollit shqiptar duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Kampioneve.

Gjithë rruga e Ligës së Kampionëve ndahet mes skuadrave kampione dhe jo kampione. Skënderbeu quhet kampione, si kampione e Shqipërisë, ndërsa Manchester United për shembull quhet jo kampione, sepse vjen si vendi i katërt në Angli. E njëjta ndarje ishte dhe ne raundin e tretë, prandaj Skënderbeu evitoi skuadra si Shakhtar, Monaco apo Ajax, duke u ndeshur me Milsamin, shkruan Golalb.

E njëjta gjë do ndodhë dhe këtë raund. Prej statusit si kampione, Skënderbeu do evitoje një përballje me Manchesterin, Leverkusenin, Lazion, Valencian, Sportingun etj.
Brenda statusit të kampionëve dhe nënkampionëve, skuadrat ndahen në ‘seeded’ dhe ‘unseeded’, në varësi të koeficientit. (Fituesi merr koeficientin e asaj që mposht, në rast se e ka më të vogël. Shembull: Milsami mori koeficientin 25.350 që ishte Ludogoretz, prandaj u quajt ‘seeded’ në raundin e tretë). Kështu që skuadrat ‘seeded’ ndeshen me ato ‘unseeded’.

Për këtë arsye, duke u bazuar tek koeficientet e deritanishëm të 10 skuadrave kampione, Skënderbeu do të jetë në grupin e skuadrave ‘unseeded’ në raundin e katërt (do të mbajë koeficientin e vetë 5.575 , s’mund të marrë atë që Milsami trashëgoi nga Ludogoretz).
5 kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut në fazën play-off të Ligës së Kampionëve janë: Basel, Maccabi, Malmo, Dinamo Zagreb dhe Celtic.

Lajme të ngjashme

Back to top button