Moti sot në Maqedoni

­ Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje të të reshurave lokale të shiut, bubullimë dhe erë të përforcuiar.

Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi verilindor dhe lindor. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri 22 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri 37 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për të reshura të shkurta të shiut me bubullima të ralla.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 20, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 35 gradë Celsius. Të premten dhe në ditët e fundjavës do të sundojë mot i ngjashëm. Jostabilitet më i shprehur pritet të hënën.

Lajme të ngjashme

Back to top button