Meta-Richard: Shqipëria, shembull i mirë bashkëpunimi në rajon

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti të Dërguarin e Veçantë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës për Diplomacinë Ekonomike në Ballkan, Senatorin Alain Richard.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi praninë e Senatorit Richard në Tiranë dhe përpjekjet e tij për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes Francës dhe vendeve të Ballkanit.

“Z. Meta theksoi se Franca është një partner shumë i rëndësishëm dhe se Shqipëria është një shembull i mirë bashkëpunimi në rajon. Në këtë kuadër, z. Meta u shpreh se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë më ngushtë më njeri tjetrin, për të paraqitur një hapësirë të përbashkët oportunitetesh për komunitetin e investitorëve francezë.

Senatori Richard, vlerësoi zhvillimet e mëdha në rajon dhe progresin e bërë nga Shqipëria në vite dhe shprehu vullnetin e Francës për të rritur investimet e saj në Shqipëri dhe në rajon. Në këtë kontekst, Senatori Richard shprehu kënaqësinë për marrjen e këtij roli të ri, i cili do t’i shërbejë forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimit ekonomik të Ballkanit” thuhet në njoftimin për media. /albeu http://www.albeu.com/shqiperi/meta-richard-shqiperia-shembull-i-mire-bashkepunimi-ne-rajon/129719/

Lajme të ngjashme

Back to top button