Kërçovë, rrugët marrin pamjen e duhur (FOTO)

Vazhdojnë punimet për vijëzimin e rrugëve të qytetit të Kërçovës të cilët për një kohë shumë të gjatë kanë qenë pa asnjë shenjë sinjalizimi horizontal. Punimet kanë filluar gjatë ditës së djeshme dhe do të vazhdojnë seri në përfundimin e vijëzimit dhe të plotësimit të sinjalistikës horizontale në të gjitha rrugët e qytetit.

Nga Komuna e Kërçovës thonë që me këtë do të zvogëlohen aksidentet dhe do të rritet siguria e drejtuesve të automjeteve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

“Vijëzimi i rrugëve ka filluar përgjatë rrugës që kalon përpara objektit të komunës, për të vazhduar edhe në sipërfaqet tjera të qytetit. Në vazhdën e punimeve planifikohen të shënohen të gjitha vendet ku kalojnë këmbësorët me theks të veçantë do të vizatohen kalimet për këmbësorët përpara shkollave të qytetit.” – njoftojnë nga Komuna e Kërçovës.


Qyteti i Kërçovës ka mungesë edhe të sinjalistikës vertikale rrugore ku përfshihen edhe dy udhëkryqe me semaforë të cilët ka një kohë të gjatë që nuk punojnë. Nga Komuna thonë që planifikohen ndërhyrje në të gjitha segmentet rrugore për t’i pajisur me sinjalistikë vertikale dhe horizontale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button