Janë gjetur 147 rrënjë marijuanë në Radovish (VIDEO)

Degë nga bima “Cannabis Sativa” me madhësi prej 1,5 deri në 2,7 metra në fazën e lulëzimit janë gjetur në pyllin me degëzim të ulët pranë rrugës mes fshatrave Buçim dhe Koshevo, Radovish.

Ashtu siç kumtoi MPB më 31 korrik të këtij vitit në orën 17, sipas njohurive paraprake të nëpunësve policor nga Stacioni policor Radovish, në pyllin me degëzim të ulët në sipërfaqe prej rreth 50 m2 në hapësirë të rethuar, të mbrojtura me rrjet të metaltë dhe të mbuluara me rrjet të gjelbërt për mbrojtje kundër bubullimave, janë gjetur rrënjë të mbjellura me siguri nga bima “Cannabis Sativa”.

Nëpunësit policor nga Radovishi, e kanë lajmëruar Prokurorinë Themelore Publike me ç’rast e kanë dokumentuar me video­shkrim, ndërsa degët janë çrrënjosur dhe janë sjellur në SP Radovish për veprim të mëtutjeshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button