Forca e gazetarit është pa anshëmria

[Recension: “Haliti: Në BDI-në e Sarajit ka pakënaqësi nga sjellja e Musa Xhaferrit”]

Për një informim objektiv dhe të balancuar është e nevojshme të raportohet mbi qëndrimin e të dyja ose të gjitha palëve të përfshira në çështje. Që gazetari të mos akuzohet për anshmëri, ai duhet gjithmonë të paraqesë edhe qëndrimin e subjektit që bën akuzat edhe qëndrimin e objektit që i drejtohen akuzat.

Lajm - Haliti - Ne BDI-ne e Sarajit ka pakenaqesi nga sjellja e Musa Xhaferrit 1Linku deri te artikulli origjinal: “Haliti: Në BDI-në e Sarajit ka pakënaqësi nga sjellja e Musa Xhaferrit”
Data dhe koha e publikimit: 30.07.2015
Data e recensionit: 30.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Rasti i lajmit që analizojmë i ka “të dy anët e medaljes” dhe prezantohet i plotë si informacion, për aq sa është trajtuar si çështje.

Një personalitet nga skena politike, Rafiz Haliti, raportohet të ketë thënë që “shumë aktivistë janë të pakënaqur nga sjellja e zëvendëskryeminsitrit Musa Xhaferi ndaj kësaj dege”, dhe më pastaj, gazetari raporton edhe mbi arsyet që ai ka dhënë për konstatimin e tij.

Më vonë në lajm, gazetari thirret në “burime nga dega e Sarajit” që mbeten anonime por përderisa publikut i bëhet me dije se janë burime zyrtare dhe adekuate, informacioni, gjithsesi, është në nivel për të qenë i besueshëm.

Pjesa e dytë e tekstit na jep opinionin e palës tjetër, duke i dhënë mundësinë personit të dytë në lajm, Musa Xhaferrit, për tu mbrojtur nga akuzat që drejtohen drejt tij në pjesën e parë të tekstit. Këtu, lexuesi ka mundësi të dëgjojë edhe versionin e tij me argumentet që ai shpalos.

Një pjesë shumë e rëndësishme e Kodit të Gazetarëve të Maqedonisë shkruan:

“Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vie në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës.”

Bazuar në atë që japin të dy palët në këtë lajm, gazetari duke qenë i balancuar, duke shmangur komentet dhe qëndrimet personale, i jep mundësinë lexuesit që të gjykojë se cili mund të ketë të drejtë. Ai ka respektuar të drejtën e publikut për një informim objektiv.

Kjo është detyra e gazetarit. Pjesa tjetër i takon vetë lexuesit për ta gjykuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button