Shkëndija sezonin e fillon në Çair, e vazhdon në Kumanovë

Kryesia në bashkëpunim me stafin teknik kanë vendosur që takimin e parë të sezonit të ri me Mlladost CD ta zhvillojmë në Çair të Shkupit, ndërsa derbi me Vardarin dhe ndeshjet tjera si vendas do të luhen në Kumanovë.

Shkëndija sezonin e ri garues 2015/2016 do ta nisë në Çair të Shkupit, ku në cilësi të vendasit do të presë anëtarin e ri të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, Mlladost Carev Dvor. Për shkak të punimeve të rikonstruimit të stadiumit të qytetit në Tetovë, ‘kuqezinjtë’ tani më një periudhë janë duke luajtur jashta dhe sezonin e kaluar Kumanova dhe Kërçova u shfrytëzuan si terene vendase.

Duke ditur se punimet ende janë duke vazhduar, Shkëndija edhe këtë sezon duhet të zgjedh stadium alternativë dhe vendimi i kryesisë në bashkëpunim me stafin teknik është që sërisht si vendas tu luhet në stadiumin ‘Bashkimi’ në Kumanovë. Mirëpo pronarët e stadiumi kanë kërkuar pak kohë për të rregulluar në cilësinë e duhur terenin dhe për këtë arsye Shkëndija ndeshjen e parë do ta luajë në Çair.

Stadiumi i FC Shkupit për herë të parë do të shfrytëzohet si teren vendas i Shkëndijës, e cila në kuadër të xhiros së parë të LPFM-së do të ndeshet me Mlladostin. Më pas në xhiron e dytë Shkëndija sërisht është vendase në derbin e madh me Vardarin dhe ky takim do të luhet në stadiumin ‘Bashkimi’ në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button