Është sanuar rrjeti i dëmtuar i EVN Maqedonisë në rajonin e Tetovës

Ekipet e EVN Maqedoni e sanuan rrjetin e dëmtuar në rajonin e Tetovës i cili gjatë periudhës së mbrëmjes u vërshua rreshjet dhe kohëra të këqija. Rreshjet e jashtëzakonshme stuhia dhe erërat kanë dëmtuar kanë shkaktuar prishje të rrjetit elektro-distributiv, e me këtë edhe ndërprerje të rrjetit të energjisë elektrike.

Konsumatorët në zonën e qytetit të Tetovës dhe në vende të përballueshme në këtë rajon përsëri janë duke u furnizuar me energji elektrike, duke iu falëndëruar përpjekjeve të ekipeve të EVN Maqedoni  në Tetovë të cilët kanë menaxhuar në mënyrë efikase situatën e krijuar edhe në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike, ku morrën edhe përforcim nga kolegët nga qytetet  përreth.

Për shkak të stuhisë, një numër i madh i shtyllave janë rrëzuar, ndërsa kabllot elektrike janë shkëputur. Pa energji elektrike mbeten fshatrat: Shipkovicë, Vejce, Brodec, Bozovc, Veshallë, Nerashtë.

Në rajonin afër f. Shipkovicë dhe f. Nerashte, në fazën përfundimtare është inspektimi i të gjithë tensionit të mesëm, prej ku furnizohet ky rajon dhe sanimi i shtyllave elektrike të rrëzuara. Pritet që gjatë ditës së sotme të fillojnë me furnizim me energji elektrike edhe këto vendbanime.

Ekipet e përforcuara të EVN Maqedoni edhe më tutje janë në terrenin e Tetovës, duke bërë përpjekje të mëdha që suksesshëm të përfundojnë sanimin e defekteve të mbetura.

Lajme të ngjashme

Back to top button