LSDM: Nuk është koha për kritika, por për bashkim që qytetarët të marrin ndihmë të shpejtë

Anëtarët e Këshillit ekzekutiv të LSDM-së, Lupço Nikollovski dhe Edmond Ademi, kryetari i Komisionit për vetëqeverisje lokale, Dejan Pavleski, së bashku me anëtarët e kryesisë së organizatës komunale të Tetovës dhe këshilltarët e Këshillit të Tetovës nga LSDM dje ishin me banorët e Tetovës dhe rrethinës.

“Viktima në njerëz, dëme të mëdha, derdhje të gurëve, baltës dhe drunjve, makina të thyera, shtëpi të vërshuara, pa ujë dhe energji elektrike. Kjo është pamja e hatashme në vendet e banuara në rrethinën e Tetovës”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga partia vlerësojnë se qytetarët alarmojnë për nevojën e ndihmës së shpejtë dhe gjithëpërfshirëse për menaxhimin me pasojat e katastrofës në Tetovë dhe rrethinën.

“Komunat e udhëhequra nga opozita, Strumica, Kumanova, Qendra, Rankovca, tanimë kanë dërguar njoftim me shkrim deri te komuna e Tetovës se të gjitha resurset e tyre i vendosin në disponim për ndihmën e qytetarëve. Shprehim ngushëllim të thellë deri tek familjet e viktimave. Të gjithë bashkë- ngushëllohemi me mërzinë e tyre. Ashtu sikur edhe ndaj pushtetit lokal, i ofrojmë mbështetje të plotë institucioneve të cilat tentojnë të ballafaqohen me katastrofën në Tetovë dhe rrethinë” tha Pavleski i cili shtoi se tani nuk është koha për kritikë, por për bashkim.

Lajme të ngjashme

Back to top button