Delegacion i BFI-së viziton Shipkovicën

Fshatin Shipkovicë e vizitoi gjatë pasdites edhe një delegacion nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, i kryesuar nga vetë kryetari Sulejman Rexhepi. Ata ndihmuan banorët me një kamion me pako ushqimore, ndërsa paralajmëruan që në dy javët e ardhshme, BFI-ja do të grumbullojë mjete përmes të gjitha xhamive në Maqedoni, në ndihmë të banorëve të Shipkovicës dhe të Reçicës. Kreu i BFI-së, Rexhepi, gjatë takimit me drejtuesit e shtabit të emergjencës, shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa kërkoi nga banorët që të jenë sa më të bashkuar me qëllim që ta kalojnë sa më lehtë këtë katastrofë natyrore.

“Ne si Bashkësi Islame kemi vendosur që urgjentisht, kësaj popullate jo vetëm t’i shprehim ngushëllime për këtë fatkeqësi që ka ndodhur, e sidomos humbja e jetëve të njerëzve pra të gjithë ata që kanë rënë viktimë nga kjo fatkeqësi pra anëtarëve të familjes. Vendosëm që në formë solidare të gjendemi të ofrojmë një ndihmë prej diku 60 pakosh me ushqime që përfshinë diku rreth 22 kilogram artikuj të ndryshëm, kjo pra është e para – ndërsa me vendim urgjent vendosëm që dy xhuma pra me 7 dhe 14 të këtij muaji të shpallim javën e solidarizimit me Shipkovicën dhe Reçicën”, deklaroi Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button