“Klubi Elita” solidarizohet me Tetovën

Shoqata për Edukim Arsimor dhe Kulturor “Klubi Elita” me dhembje të thellë morri lajmin për fatkeqësinë natyrore të ditës së djeshme që goditi Tetovën dhe fshatërat përreth ku fatkeqësisht pati edhe viktima në njerëz. Me këtë rast, shoqata Klubi ELITA shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që i kanë humbur të afërmit e tyre nga këto vërshime dhe lutemi që Allahu i Plotfuqishëm ata të i mëshiron dhe familjarëve dhimbjet dhe gjendjen t’ua lehtëson.

Fatkeqësia natyrore e cila gjithashtu shkaktoi edhe dëme të shumta materiale vendeve të këtij rajoni, dëshmoi edhe njëherë paaftësinë e institucioneve dhe organeve kompetente të shtetit, të cilat si gjithmonë u kapën të pa përgaditura dhe në pamundësi për të reaguar me kohë. Mu për këtë arsye, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, që në këto momente të vështira për banorët e Komunës së Tetovës, të solidarizohemi të gjithë dhe të ju dalim në ndihmë qytetarëve të prekur nga këto vërshime.

Shoqata për Edukim Arsimor dhe Kulturor “Klubi Elita” edhe njëherë shpreh ngushëllimet dhe ndanë dhimbjen me familjet të cilat humbën të dashurit e tyre nga kjo fatkeqësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button