Aksident i rëndë në rrugën Manastir – Resnjë

Një i vdekur dhe një i plagosur në gjende të rëndë është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Manastir – Resnjë.

Sipas njoftimeve të policisë, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Manastirit, kur një makinë e tipit “Citroen C3” me targa të Resnjës është përplasur me një makinë të tipit “Mercedes- Benz” me targa të Shqipërisë. 

Makinat po lëviznin në drejtime të kundërta. Në aksident në vendin e ngjarjes ka vdekur shoferi i “Citroenit”, derisa shoferi shqiptar i makinës tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtruar për shërim në Spitalin e Manastirit.

Lajme të ngjashme

Back to top button