Reklama anti emigrantë në Suedi ngjall reagime të ashpra

Partia Demokratike e Suedisë (SD), parti kjo e cila njihet me politikat e saj kundër emigrantëve, në nje reklam të dhënë ka kërkuar falje nga turistët që vijnë në këtë vend për lupësit e rrugës, raporton Anadolu Agency (AA).

SD në reklamat e varura në muret e metrosë së Stckholmit shkruan: “Problemi ynë më i madh është ai i lypësve të cilët sillën nga çeta të organizuara. Çetat ndërkombëtare përdorin qellimin tonë të mirë. Qeveria nuk bën gjë tjetër vetëm se bën sehir. Ju kërkojmë ndjesë. Pasi të fitojmë zgjedhjet e 2018 do të gjeni një Suedi më të mirë”.

Ndërkohë reklama e varur tërhoqi shumë kritika nga media vendase si dhe mediat sociale. Ndërkohë në mediat sociale kanë nisur një iniciativë për heqjen e tyre. Nga ana tjetër u theksua se është dërguar  një numër i madh e-mail drejt zyrtarëve të bashkisë.

Ndërkohë sipas një lajmi të Televizionit Kombëtarë Shtetërorë të Suedisë thuhet se në vend ndodhen rreth 4 mijë e 200 persona kryesisht nga Bullgaria dhe Rumania të cilët lupin në rrugët e Suedisë.

Nga ana tjetër kohët e fundit është parë që partitë të cilat ndjekin një politikë kundër emigrantëve po rrisin popullaritetin e tyre dhe po fitojnë terren ndaj të tjerave të cilat ndjekin një politikë më të butë ndaj tyre.

Sipas një ankete të realizuar nga firma Nyheter Idag/Sentio thuhet se përkrahja ndaj Partisë Demokratike SD është rritur rreth 23.3 përqind. Ndërkohë kjo parti në zgjedhjet e shkuara kishte marrë vetëm 12 përqind të votave.

Lajme të ngjashme

Back to top button