Parashikim: Barcelona – Real Madrid

Mbani frymën miq, mbani frymën sepse sot me fillim nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja që tërheq më shumë se çdo ndeshje tjetër vëmendjen botërore, duke filluar nga fëmijët e deri tek çdo i moshuar në botë. Çfarë tjetër përveç el Clasicos, ku tempulli Katalanas do të jetë nikoqir kundër rivalit të përbetuar historik nga kryeqyteti Spanjoll, Real Madrid.

campnoclasi

Real Madridi i Jose Mourinhos ka qenë njëri ndër ekipet që i kanë shkaktuar më së shumti probleme Barcelonës të konsideruar si e ‘pamposhtshme’ dhe këtë e vërteton fakti se ekipi Blaugrana ka fituar një el Clasico në ligë për herë të fundit më 10.12.2011 me rezultat 1-3, pra pas 2 viteve Katalanasit do të tentojnë asgjë tjetër përveç fitores.

Sidoqoftë, nëse jo në Ligë, Barca ka fituar në Kupën e Mbretit dhe Superkupë dhe tani ata janë në përkushtim të plotë për të ndërprerë këtë ecuri të ekipit kryeqytetas.

Ekipi i Gerardo Martinos kryeson në tabelë dhe janë e vetmja skuadër që nuk kanë pësuar humbje këtë sezon duke arritur një rekord prej tetë fitoresh dhe një barazim. Ata u ndalën me një barazim javën e kaluar ndaj Osasunës dhe shpresojnë në një pikë kthyese në Camp Nou, ku kanë fituar 19 ndeshjet e fundit në La Liga.

Në anën tjetër, Real Madrid pozicionohet i treti në La Liga me tre pikë më pak se Barca, duke pësuar vetëm një humbje këtë sezon nga rivali i tyre lokal, Atletico Madrid.

Për dallim nga el Clasicot e tjera, këtë sezon mund të themi që i pari mund të jetë më i veçanti sepse të dyja ekipet vijnë me ndryshime në fazën e sulmit me transferime të reja [Neymar tek Barcelona dhe Bale tek Real Madrid] dhe në fazën teknike, me trajnerë të rinj,[Martino tek Barca e Ancelotti tek Real Madrid].

Në 224 përballje, Real Madridi ka 90 fitore ndërsa Barcelona 86.

Barcelona

Me trajnerin e ri, klubi nga Katalunia përveç posedimit që karakterizohet si gjithmonë, Barcelona me Argjentinasin Martino po tregohet më ofanzive dhe pa Jordi Alban me shpejtësinë e tij, rasti do t’i jipet Adrianos, ndërsa në qendër është rikthyer nga lëndimi që e mbajti për disa muaj larg fushave të blerta, kapiteni Carles Puyol.

Neymar - K

Pas dy ndeshjeve mungesë për shkak të lëndimit, Lionel Messi pritet të jetë i pari i ekipit, ndërsa një lojtar për t’u shikuar natyrisht do të jetë edhe transferimi i kësaj vere, Neymar, i cili po adaptohet dalëngadalë në sistemin e Barcelonës.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës (4-3-3): Valdes, Adriano, Pique, Puyol, Alves, Busquets, Iniesta, Xavi, Sanchez, Messi, Neymar.

Real Madrid

Një Real Madrid tejet i fuqishëm në parasezon, filloi të tregojë shenjat e dobësisë me të filluar sezoni, por Carlo Ancelotti i cili karakterizohet me gjakftohtësinë e tij, dalëngadalë po krijon një ekip më stabil në mbrojtje dhe mesfushë, ndërsa sulmi me lider Iscon,Di Marian dhe Ronaldon është duke dhënë fryte të kënaqshme.

Bale - K

Nesër është pritur inkuadrimi i Xabi Alonsos në mesfushë, por Spanjolli përkundër rikthimit të tij, është raportuar se nuk është gati për el Clasico dhe strategu Italian ndoshta do t’i besojë formacionit kundër Juventusit, përveç inkuadrimit të Iscos,Varanes dhe Moratas në lojë.

Ndoshta jeni duke pyetur pse Morata ? Sidoqoftë, asgjë nuk është e sigurtë sepse edhe Ancelotti është në dyshim për një qendër-sulmues dhe ka deklaruar se Morata në pikëpamje fizike është më i mirë se Francezi, mirëpo për kësi lloj ndeshje nevojitet eksperiencë dhe këtë posedon numri nëntë i Realit.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit (4-2-3-1): Diego Lopez, Marcelo, Varane,Ramos, Arbeloa, Illaramendi, Khedira, Di Maria, Isco, Ronaldo, Morata.

Pesë ndeshjet e fundit të ekipeve:

untitled2
Disa ndeshje të fundit ndërmjet ekipeve:

untitled3

Disa lojtarë kyç për t’u shikuar në këtë ndeshje:

Kjo temë zakonisht trajton lojtarët që janë vendimtarë në kësi lloj ndeshje. Tek Barcelona, në mesfushë si gjithmonë Xavi dhe Iniesta janë vendimtarë, mirëpo njeriu që përfundon gjithçka me rezultat pozitiv është kush tjetër pos Lionel Messit, i cili nesër mund të mbështetet në super-talentin Brazilian, Neymar që di të jetë vendimtar me aftësitë e tij të magjishme.

messi-ronal

Në anën tjetër, Real Madridi ka pasur disa lojtarë kyç. Në mesfushë, Khedira dhe Illarramendi kanë formuar një dyshe të mirë të përkrahur nga super-Modric dhe sulmi me Di Marian tejet në formë dhe bombarduesin Ronaldo nuk është aspak keq, ku nesër një shtysë mund të jetë Morata, Benz apo edhe Bale.

Epilogu:

332273_heroa

Rekordi i Real Madridit në vitet e fundit në Camp Nou ka qenë i mrekullueshëm dhe njeriu më vendimtar ka qenë Cristiano Ronaldo me formën e tij të mrekullueshme, i cili ka ditur të heshtë ‘Calma Noun’ me golat e tij, ndërsa Messi mund të markohet nga lojtarët Madrilenë të cilët janë më agresivë në ndeshjet e fundit me urdhër të Ancelottit, i cili kërkon mos-pranimin e golave.

Parashikim i autorit: Barcelona 1-3 Real Madrid

Sidoqoftë, lexues të nderuar ky është vetëm një parashikim. Çfarë mendoni ju ? Si e parashikoni fundin e takimit ? Shprehuni në hapësirën për komente…

Lajme të ngjashme

Back to top button