Gjendja e rrugëve ne zonat kritike në komunën e Tetovës

Rruga regjionale Shipkovicë – Brodec është zhbllokuar pjesërisht dhe e njëjta është e kalueshme për automjetet dhe qytetarët në vendin e njohur si Ura e Brodecit. Rruga Tetovë – Jazhincë ende nuk është e kalueshme dhe për momentin në të po punojnë me kapacitet të plotë shërbimet komunale si dhe ato të Rrugëve të Maqedonisë. Gjithashtu në fshatin Reçicë e Madhe po punohet në pastrimin e rrugës, dhe deri më tani në gjendje të kalueshme është pjesa e rrugës që shpie nga Reçica e Vogël deri në hyrje të fshatit Reçicë e Madhe. Brenda fshatit ende mbeten të bllokuara 4 rrugë lokale dhe nga shtabi i emergjencës njoftojnë se procesi  i debllokimit të rrugëve do të vazhdojë pandërprerë.

Nga Komuna bëjnë thirrje deri te qytetarët që në këto pika te evitojnë qarkullimin e panevojshëm me automjete pasiqë kjo plotësisht vështirëson punën e maqinerisë në teren që bën pastrimin e rrugëve.   

Lajme të ngjashme

Back to top button