Komisioni për emergjencë pranë Myftinisë së Tetovës inspektoi vendet e dëmtuara nga vërshimet

Komisioni për emergjencë pranë Myftinisë së Tetovës sot në mëngjes qëndruan në vendet e dëmtuara nga vërshima e ditës së djeshme, me çrast u verifikua dhe u vëzhgua nga së afërmi gjendja faktike në pikat më kritike të prekura nga vërshimi të cilat ishin të shoqëruara edhe me humbje jete dhe dëme materiale.

Pas vëzhgimit në teren dhe përfaqsuesve të bashkësive lokale dhe këshillit të xhamive të f.Poroj dhe f.Xhepçisht fatmirësisht u konstatua se objektet fetare nuk kanë qenë të dëmtuara përveç xhamisë së vogël të poshtme në fshatin Shipkovicë e cila për momentin është jofunksionale sepse është e mbushur me ujë dhe rrërë. Ne anën tjeter në Reçicë vetëm varrezat janë të mbushura me ujë. Myftinia e Tetovës shpreh indinjatën e thellë ndaj atyre që pësuan në këtë fatkeqësi.

Lusim Allahun xh.sh. të i pastë mëshiruar të vdekurit, familjeve të tyre si dhe atyre që kanë pësuar dëme Allahu xh.sh. ju dhënte sabrin-durimin dhe inshallah e tejkalojnë këtë situat me më pak dhimbje e dëme materiale.

Lajme të ngjashme

Back to top button